HomePolitikeMereme Sela çon PD-në në gjykatë, kërkon përjashtimin e Sali Berishës

Mereme Sela çon PD-në në gjykatë, kërkon përjashtimin e Sali Berishës

Advertismentspot_img

Gara për kreun e Partisë Demokratike po zhvendoset nga selia blu në dyert e Gjykatës së Shkallës së Parë të Tiranës. Mjekja Mereme Sela, së cilës iu refuzua kandidimi për kryetare të partisë, ka dorëzuar këtë të hënë një padi kundër PD-së, duke e cilësuar përjashtimin e saj si një akt të paarsyetuar dhe në mungesë të plotë transparence.

Sela pretendon se procesi ka shkelur parimin e barazisë në konkurrim, por pika më “nxehtë” e padisë është sulmi direkt ndaj liderit historik, Sali Berisha. Sipas paditëses, kandidimi i Berishës është në kundërshtim flagrant me nenin 46 të statutit (i njohur si neni “Basha”), i cili parashikon se kryetari që humb zgjedhjet duhet të largohet nga drejtimi i partisë.

Kërkesat e Mereme Selës janë:

1-Shpallja e pavlefshme absolute e vendimit për skualifikimin e paditëses nga gara për kryetar të PD-së;
2-Detyrimi i palës së paditur për rikthimin e paditëses në garë;
3-Shpallja e pavlefshme absolute e kandidimit të Sali Berishës;
4-Konstatimi i shkeljes së rëndë të statutit dhe parimeve të demokracisë së brendshme;
5-Vendosja e masës së sigurimit të padisë: pezullimi i menjëhershëm i procesit zgjedhor të datës 23.05.2026 deri në përfundim të gjykimit.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular