HomeBotaVIDEO/Aeroplani përplaset me një pallat në Brazil, vdesin dy nga pesë personat...

VIDEO/Aeroplani përplaset me një pallat në Brazil, vdesin dy nga pesë personat në bord

Advertismentspot_img

Një aeroplan i vogël është përplasur me një ndërtesë në qytetin Belo Horizonte të Brazilit, duke shkaktuar vdekjen e të paktën dy personave, sipas autoriteteve lokale.

Sipas Departamentit të Zjarrfikësve, në bord ndodheshin pesë persona në momentin e incidentit. Avioni u përplas fillimisht me një ndërtesë trekatëshe dhe më pas ra në parkingun e një kompleksi banimi.

Banorë të zonës thanë se aeroplani po fluturonte në një lartësi shumë të ulët dhe se para përplasjes ishte dëgjuar një zhurmë e fortë. Disa dëshmitarë pretendojnë se piloti mund të ketë tentuar të shmangte një ndërtesë shkolle pranë zonës së ngjarjes, por përfundoi duke u përplasur me një pallat.

Autoritetet braziliane kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e sakta të aksidentit.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular