HomeKronikePërplasi për vdekje dy të miturit në Durrës, burg për 57-vjeçarin. Autori...

Përplasi për vdekje dy të miturit në Durrës, burg për 57-vjeçarin. Autori nuk flet para gjykatës, avokatja: Është i rënduar psikologjikisht

Advertismentspot_img

Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për 57-vjeçari N. R., i cili akuzohet se shkaktoi aksidentin e rëndë rrugor që i mori jetën dy të miturve dhe la të plagosur rëndë një tjetër në Durrës.

Sipas avokates së caktuar nga shteti për autorin, Arta Gecaj, masa u dha pas kërkesës së prokurorisë, e cila ka ngritur tre akuza ndaj të pandehurit, kryesisht për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor me pasoja të rënda.

Ajo bëri me dije se i pandehuri nuk ka folur gjatë seancës, pasi ndodhej në gjendje të rënduar psikologjike. Gjithashtu, ai nuk kishte zgjedhur vetë një avokat mbrojtës dhe për këtë arsye mbrojtja iu caktua nga shteti.

“Gjykata ka vendosur arrest me burg, ndërsa nga prokuroria kanë ardhur tre akuza. I pandehuri nuk foli, ishte në gjendje të rënduar psikologjike, nuk kishte avokat të zgjedhur dhe iu caktua nga shteti. Ai u akuzua për shkelje të rregullave të qarkullimit dhe për pasojat që kanë ardhur prej tyre. Ai ka dhënë deklarimet dhe ka shprehur pendesë”, tha avokatja.

Aksidenti tragjik ndodhi pasditen e 3 majit në zonën e njohur si ish-Këneta në Durrës. Si pasojë e përplasjes së fortë, dy të mitur humbën jetën në vendngjarje, ndërsa një tjetër fëmijë, vetëm 8 vjeç, mbeti i plagosur rëndë.

I mituri i plagosur ndodhet aktualisht në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku po merr trajtim të specializuar mjekësor dhe ndodhet nën kujdes intensiv.

Ngjarja ka tronditur opinionin publik dhe ka rikthyer edhe njëherë në vëmendje problematikën e sigurisë rrugore në vend. Reagimet kanë qenë të shumta, duke theksuar domosdoshmërinë për respektim rigoroz të rregullave të qarkullimit dhe për masa më të forta parandaluese, me qëllim shmangien e tragjedive të tilla në të ardhmen.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular