Arsenali është finalisti i parë i Champions-it këtë sezon, kjo pas fitores 1-0 kundër Atletico Madrid në “Emirates” Sfida e luajtur në Londër ishte e mbyllur, me të dyja skuadrat që tentuan të mbroheshin. Gjithsesi, goli i vetëm i sfidës u shënua nga Bukayo Saka në minutën e 44’, i cili u gjend në vendin dhe kohën e duhur për të dërguar topin në rrjetë pas një goditje të Trossard që u ndal nga Oblak. Spanjollët tentuan me të gjitha forcat për të gjetur golin e barazimit në pjesën e dytë, por mbrojtja e “Topçinjve” ishte e pathyeshme. Kështu, Arsenali bëhet finalisti i parë i këtij sezoni të Ligës së Kampionëve, teksa në 30 qershor do të presë në Budapest fituesin e gjysmëfinales tjetër mes Bayernit dhe PSG.
Rezultati:
Arsenal 1-0 Atletico Madrid







