HomeAktualitetShpërthimi i hantavirusit në anijen turistike, disa vende evropiane do të dërgojnë...

Shpërthimi i hantavirusit në anijen turistike, disa vende evropiane do të dërgojnë aeroplanë për të marrë shtetasit e tyre

Advertismentspot_img

Gjermania, Franca, Belgjika, Irlanda dhe Holanda konfirmojnë se do të dërgojnë avionë për të marrë shtetasit e tyre nga anija turistike ku shpërtheu hantavirusi dhe ku janë konfirmuar të paktën 8 raste me virus.

Bashkimi Evropian po dërgon dy avionë shtesë për qytetarët e mbetur evropianë. SHBA-të dhe Britania kanë konfirmuar gjithashtu se janë bërë marrëveshje për të dërguar avionë, si dhe për të hartuar plane emergjence për qytetarët jo-evropianë, vendet e të cilëve nuk janë në gjendje të dërgojnë avionë.

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, mbërriti sot në Spanjë, ku do të takohet me zyrtarë të lartë qeveritarë në Tenerife, për të shqyrtuar largimin e sigurt të pasagjerëve nga anija turistike ku filloi shpërthimi i virusit.

Ghebreyesus tha X se është në kontakt me kapitenin e anijes, ndërsa një koleg i OBSH-së në bord tha se në këtë fazë, nuk ka persona të tjerë në anije që kanë simptoma të hantavirusit.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular