Ambasadori i BE në Shqipëri Silvio Gonzato në aktivitetin për çeljen e Javës së Evropës, tha se Shqipëria, si një vend kandidate për t’u anëtarësuar në BE, po investon në një të ardhme më të sigurt dhe të bashkuar, por theksoi se “s’ka rrugë të shkurtra drejt anëtarësimit”.
“Nuk mund të ketë rrugë të shkurtra të anëtarësimit, as shmangie të kritereve. Dua të jem i fokusuar në përmbushjen e të gjitha standardeve të Shqipërisë në BE…”, tha ai.
Gonzato theksoi rëndësinë e forcimit të shtetit të së drejtës në Shqipëri, duke e konsideruar atë si investimin më të sigurt për stabilitetin dhe zhvillimin e vendit dhe rajonit.
“Forcimi i shtetit të së drejtësi në Shqipëri është investimi më i sigurt për stabilitetin dhe prosperitetin e vendit dhe rajonit. Jam e sigurt se Shqipëria ka kapacitetin që të arrijë këtë qëllim,” deklaroi ai.
Gonzato: Ne po bëjmë gjithçka që është e mundur që Europa të qëndrojë si një shtyllë e fortë stabiliteti, siguria e Europës është siguria jonë e përbashkët, për më tepër që Shqipëria, si një shtet që aspiron të bëhet anëtare e ardhshme e BE-së, është pjesë e rëndësishme e sigurisë së Europës. Paqja nuk është falas, ajo duhet mbrojtur çdo ditë, këtë kemi bërë ne që nga dita e parë e luftës së Rusisë ndaj Ukrainës.
Forcimi i shtetit të së drejtësi në Shqipëri është investimi më i sigurt për stabilitetin dhe prosperitetin e vendit dhe rajonit. Jam e sigurt se Shqipëria ka kapacitetin që të arrijë këtë qëllim. Nuk mund të ketë rrugë të shkurtra të anëtarësimit, as shmangie të kritereve. Dua të jem i fokusuar në përmbushjen e të gjitha standardeve të Shqipërisë në BE… Jam shumë i emocionuar për të parë këto interpretime. Unë jam krenar që përfaqësoj që përfaqësoj BE dhe jam krenar për gjithçka përfaqëson BE-ja.







