Ky që shihi në foto është mjeku 72-vjeçar Nikolla Nunka, i cili akuzohet nga një 21-vjeçare për abuzim seksual.
Nga një komunikim zyrtar me përfaqësues të spitalit rajonal Korçë, bëhet e ditur se deri në sqarimin e situatës dhe përfundimin e hetimeve, mjeku Nikolla Nunka do të jetë i pezulluar nga detyra.
Nga ana tjetër të njëjtat burime të gazetares së Top Channel, Dhorjela Çule, bëjnë të ditur se vajza pasi ka marrë mjekimin dhe është larguar nga spitali.
Arrestimi është bërë pas kallëzimit të një vajze 21-vjeçare ndaj mjekut kirurg Nikolla Nunka.
Sipas informacioneve, 21-vjeçarja ishte dërguar në urgjencë për shkak të dhimbjeve të barkut e të vjellave ndërsa pas kontrolleve mjekësore, është vendosur që të kryejë ndërhyrje për apandesit.
Sipas kallëzimit të vajzës, thuhet se mjeku 72-vjeçar si kirurgu i saj, e ka ngacmuar seksualisht duke e prekur në pjesë intime me pretendimin e kontrollit mjekësor.
Babai i vajzës 21-vjeçare në Korçë, e cila pretendon se është abuzuar seksualisht nga kirurgu Nikolla Nunka, ka treguar detaje rreth ngjarjes.
Ai ka treguar se mjeku 72-vjeçar i është afruar ta puthë, teksa ka kryer edhe veprime të tjera abuzuese. Babai i 21-vjeçares u shpreh se mjekun e ka parë si mjek të moshuar me eksperiencë, teksa pretendon se i ka dhënë edhe para për shërbimin në spital.







