HomeSport“Më mori nëna dhe më tha se babai ka vdekur”, Flick: E...

“Më mori nëna dhe më tha se babai ka vdekur”, Flick: E jashtëzakonshme çfarë skuadra bëri për mua, nuk e harroj kurrë

Advertismentspot_img

Dita e “El Clasico”-s së djeshme nisi në mënyrë të dhimbshme për Barcelonën. Trajneri Hansi Flick mori lajmin se babai i tij ka humbur jetën.

Trajneri e bëri publik lajmin dhe po ashtu njoftoi klubin se do të jetë në pankinë për ndeshjen me Realin, një nga më të rëndësishmet e sezonit.

Dhe skuadra ia shpërbleu këtë sakrificë, duke siguruar fitimin e titullit kampion në një ndeshje përballë rivalit direkt. Pas festës së titullit, Flick tregoi edhe prapaskenat në lidhje me atë çfarë ndodhi para ndeshjes.

“Do t’ju tregoj një histori. Nuk është një çështje e zakonshme… është serioze. Sot (dje) në mëngjes nëna më telefonoi dhe më tha se babai im kishte vdekur.

Po pyesja veten nëse duhet t’i tregoja skuadrës apo jo. Ata janë si familje për mua, kështu që i thashë. Nuk do ta harroj kurrë atë që bënë pas kësaj. Ishte e pabesueshme. Nuk do ta harroj kurrë.

Jam shumë i lumtur dhe krenar për të gjithë. Çdo lojtar, çdo anëtar i stafit, të gjithë në klub. Për mua, kjo është një familje e vërtetë”, tha Flick në deklaratën e tij pas ndeshjes.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular