HomeAktualitet40-vjetori i Radios “Jehona e Shqipes”, ministri për Evropën dhe Punët e...

40-vjetori i Radios “Jehona e Shqipes”, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha i jep “Certefikatë Mirënjohje”: Zëri që ka mbajtur gjallë gjuhën dhe kulturën shqiptare në zemër të Evropës

Advertismentspot_img

Në Bruksel u zhvillua ceremonia e 40-vjetorit të radios “Jehona e Shqipes”, një nga zërat më të rëndësishëm të diasporës shqiptare në Evropë.

Në këtë aktivitet mori pjesë ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, i cili e cilësoi radion si një institucion që ka mbajtur gjallë gjuhën dhe kulturën shqiptare për katër dekada.

Gjatë fjalës së tij, ministri Hoxha,  u shpreh se,  “Kënaqësi e veçantë të merrja pjesë në Bruksel në festimin e 40-vjetorit të Radios ‘Jehona e Shqipes’, zëri që për katër dekada ka mbajtur gjallë gjuhën, kulturën dhe shpirtin shqiptar në zemër të Evropës.”

Ai shprehu mirënjohje për themeluesin Sakip Skepi dhe bashkëpunëtorët e tij.

Mirënjohje për Sakip Skepin dhe të gjithë bashkëpunëtorët e tij, të cilët, me pasion, përkushtim dhe dashuri për shqiptarinë, kanë bërë që shqipja të jehojë larg atdheut, duke forcuar ndër vite lidhjet e komunitetit tonë në Belgjikë dhe më gjerë.”

Në vijim, Hoxha theksoi rolin e radios si një urë bashkimi dhe vatër kujtese për diasporën, duke shtuar se, “Për 40 vite, ‘Jehona e Shqipes’ ka qenë më shumë se një radio: ka qenë urë bashkimi, vatër kujtese, zë identiteti dhe dritare komunikimi për mijëra bashkatdhetarë; një institucion i fjalës së lirë që ka zhbërë distancat dhe ka bashkuar zemrat e diasporës shqiptare në Belgjikë dhe në mbarë Evropën.”

Ministri vuri në dukje edhe rolin e diasporës shqiptare si pjesë e pandashme e rrugëtimit evropian të Shqipërisë.

Diaspora shqiptare, ‘atdheu jashtë atdheut’, mbetet jo vetëm një burim frymëzimi dhe krenarie, por edhe bartëse besnike e identitetit tonë të përbashkët, e vlerave dhe aspiratës sonë evropiane. Sot, ajo nuk është vetëm pjesë e historisë sonë, por edhe bashkëudhëtare aktive dhe partnere e pandashme në rrugëtimin tonë për Shqipërinë evropiane.”

Në fund, Hoxha shtoi se “Kudo ku ruhet e zhvillohet shqipja, kultivohet, transmetohet dhe jeton edhe shqiptaria.”

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular