Bordi i Transparencës ka bërë publike ditën e sotme tabelën e re të çmimeve të tregtimit të karburanteve në vendin tonë. Sipas vendimit të marrë në mbledhjen e datës 15 Maj 2026, pasqyrohet një rënie e çmimit të naftës dhe benzinës në krahasim me dy ditë më parë.
Çmimet e reja që hyjnë në fuqi sot në orën 13:00:
- Nafta (Gazoil): Do të tregtohet me pakicë me jo më shumë se 198 lekë/litri (nga 201 lekë që ishte më parë). Çmimi i shitjes me shumicë do të jetë jo më shumë se 186 lekë/litër.
- Benzina: Do të tregtohet me pakicë me jo më shumë se 185 lekë/litri (nga 187 lekë që ishte më parë). Çmimi i shitjes me shumicë do të jetë jo më shumë se 173 lekë/litër.
Bordi ka tërhequr vëmendjen e operatorëve se zbatimi i këtyre çmimeve tavan është i detyrueshëm. Çdo shkelje e konstatuar do të çojë në pezullim të aktivitetit për pikat e karburantit.
Gjithashtu, në njoftim sqarohet se meqenëse çmimet aktualisht janë nën kufirin e përcaktuar nga Akti Normativ (220 lekë për naftën dhe 200 lekë për benzinën), niveli i akcizës do të vazhdojë të zbatohet i plotë në masën 100%. Këto çmime do të mbeten në fuqi deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit.







