HomeKultureShqipëria performon e pesta në finalen e 16 majit të Eurovision, BBC...

Shqipëria performon e pesta në finalen e 16 majit të Eurovision, BBC vlerëson interpretimin e Alis Kallacit

Advertismentspot_img

Finalja e madhe e Eurovision Song Contest 2026 do të mbahet të shtunën më 16 maj dhe Shqipëria, e përfaqësuar me këngën “Nan” të Alis Kallaçit, do të performojë e pesta në renditje.

Këngëtari nga Shkodra, i cili na dhuroi një performancë spektakolare mbrëmjen e së enjtes me një interpretim vokal të fuqishëm dhe tepër emocional, shkruan në Instagram: “Ne jemi në finalen e madhe. Ende nuk mund ta besoj që është e vërtetë. Faleminderit Europë. Nesër do të japim gjithçka edhe një herë.”

Rrjeti prestigjioz britanik BBC e ka vlerësuar “Nan” si një këngë me mesazh të fuqishëm.

Alis mbizotëroi skenën e Eurovizionit me një performancë emocionale dhe të paharrueshme.

Performanca e këngës shqiptare, e cila i dedikohet figurës së nënës, ka marrë vëmendje pozitive ndërkombëtare ndërsa artistit i duhet mbështetja masive përmes votave nga diaspora shqiptare dhe shtetet e tjera evropiane për të arritur sukses në finalen e madhe të 16 majit.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular