HomeSportPrezantohet trajneri i ri i Kombëtares së Shqipërisë në Futboll, Rolando Maran

Prezantohet trajneri i ri i Kombëtares së Shqipërisë në Futboll, Rolando Maran

Advertismentspot_img

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka prezantuar sot trajnerin e ri të ekipit kuqezi, që sipas marrëveshjes do të jetë deri në vitin 2028.

Italiani Rolando Maran do të jetë trajneri i ri i Kombëtares së Shqipërisë në Futboll, duke zëvendësuar trajnerin e deritanishëm Sylvinho, raporton Anadolu.

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka prezantuar sot trajnerin e ri të ekipit kuqezi, që sipas marrëveshjes do të jetë deri në vitin 2028.

Në konferencën e prezantimit, Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, u shpreh se Maran është një trajner me shumë eksperiencë.

“Ekipi kombëtar tashmë e ka vendosur nivelin aty ku vërtet dëshirojmë. Kam bindjen e plotë që kemi bërë zgjedhjen e duhur. Kemi zgjedh profilin e duhur për ekipin kombëtar në momentin dhe kohën e duhur”, tha Duka.

Duka theksoi se në futboll mund të konsiderohet normale që mbyllet një cikël dhe fillon një cikël i ri, sipas tij, me një mirëkuptim të plotë.

Trajneri Maran u shpreh se e ka ndjekur nga afër Kombëtaren e Shqipërisë në Futboll.

“Për mua është një impenjim moral që ndërmarr. Të transmetojmë në fushë atë që përfaqësoni ju, të gjithë tifozët dhe të gjithë kombi”, theksoi Maran.

Maran ka qenë më parë trajner i disa ekipeve në Itali, si i Genoas, Cagliarit, Chievos, Catanias, Barit dhe Vareses.

Braziliani Sylvio Mendes Campos Júnior, i njohur si Sylvinho ishte trajner i Kombëtares së Shqipërisë në Futboll që nga janari i vitit 2023.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular