HomeAktualitetGara për kreun e Dhomës së Avokatisë Tiranë. Mes favoritëve Lulzim Alushaj

Gara për kreun e Dhomës së Avokatisë Tiranë. Mes favoritëve Lulzim Alushaj

Advertismentspot_img

Të premten, më 22 maj, nga ora 09:00 deri në 18:00, në ambientet e Piramida e Tiranës do të zhvillohen zgjedhjet për kryetar të Dhomës së Avokatisë Tiranë. Në garë janë 8 kandidatë, mes tyre edhe emra të njohur të botës së avokatisë, të cilët synojnë drejtimin e DHAT për një mandat 4-vjeçar.

Për dekada me radhë, që prej vitit 2001, Dhoma e Avokatisë Tiranë është drejtuar nga avokati i njohur Fatmir Brakaj, ndërsa tashmë pritet zgjedhja e pasuesit të tij.

Janë rreth 1910 avokatë të regjistruar në degën e Tiranës, të cilët do të kenë të drejtën e votës për të zgjedhur kreun e ri të institucionit. Mes kandidatëve më të komentuar dhe favoritë në këtë garë përmenden Lulzim Alushaj, Sajmir Visha, Klodian Skënderaj dhe Edmond Petraj.

Lulzim Alushaj, i cili kandidon gjithashtu edhe për një post si anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë, numëron 21 vite eksperiencë në ushtrimin e profesionit të avokatit.

Ai është diplomuar në Bolonja, ku ka përfunduar edhe studimet doktorale (PhD) në fushën “Qeverisja e Bashkimit Europian, Politikat Sociale dhe Fiskale”. Alushaj është gjithashtu avokat i licencuar edhe në Itali.

Në garë për drejtimin e DHAT janë edhe katër gra: Gentjana Qendro, Malbina Lika, Mirela Biba dhe Sonila Velo.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular