Gjermania një nga pretendentët në Botërorin 2026 ka publikuar listën e lojtarëve për këtë aktivitet ku pjesa më e madhe luajnë në kampionatin vendas. Trajneri Nagelsman ka përfshirë edhe portierin 40-vjeçar të Bajernit, Neuer, ndërsa ka lënë jashtë Ter Stegen. Kapiten do të jetë Kimich. Grumbullimi do të nisë më 27 maj, ndërsa do të zhvillohen edhe miqësore me Finlandën dhe SHBA-të para Kampionatit Botëror Gjermania është në të njëjtin grup me Bregun e Fildishtë, Ekuadorin dhe Kurasaon.








