Politologu Ardit Gjinali solli në vëmendje 21 Majin, dita e pavarësisë së Malit të Zi, një proçes i rëndësishëm, historik dhe politik. Gjinali kujtoi rolin thelbësor të faktorit Shqiptar në mbështetje të referendumit për pavarësinë, një akt që shenjoi një ndryshim të rëndësishëm në hartën politike të Ballkanit. Në intervistën në RTV21, emisioni “Horizonti i Mesditës” me gazetarin Lorik Bakija, Gjinali vlerësoi rrugën e Integrimit Europian të Malit të Zi duke theksuar rëndësinë thelbësore të integrimit të vendit, jo vetëm për vendin, por gjithashtu dhe rajonin në tërësi. Gjinali përfundoi duke shprehur qartë që Integrimi i Malit të Zi në BE përcjell shqetësim politik në aksin Beograd-Moskë dhe ky aks do të tentojë përmes satelitëve te saj, të formësojë fabula dhe qëndrime për të mjegulluar marrëdhënien politike Podgoricë-Bruksel duke evokuar shembullin e komunës së Zetës ku një nismë lokale kërkon të krijojë debatin për anullimin e njohjes së Pavarësisë së Kosovës. Gjinali konfirmoi që ky hap është lokal, pa fuqi ligjore dhe kushtetuese ku thirrja në vëmendje e Kosovës realizohet për të shkaktuar pengesa në marrëdhënien Podgoricë-Bruksel në kuadër të integrimit në Bashkimin Europian.







