Bordi i Transparencës ka vendosur që të tregojë një “zemërgjerësi” ndaj qytetarëve shqiptarë, duke ulur sërish çmimet e karburanteve në vend.
Në mbledhjen e zhvilluar sot, bordi vendosi që nafta të tregtohet me 195 lekë për litër, ose 2 lekë më pak krahasuar me çmimin e përcaktuar në mbledhjen e fundit. Po ashtu, edhe benzina ka pësuar ulje me 4 lekë, duke u vendosur në nivelin 182 lekë për litër për konsumatorët.
Sipas vendimit të publikuar nga Bordi i Transparencës:
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil, standardi SSH EN 590, do të jetë jo më shumë se 195 lekë/litër, ndërsa çmimi i shitjes me shumicë jo më shumë se 183 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës do të jetë jo më shumë se 182 lekë/litër, ndërsa ai i shitjes me shumicë jo më shumë se 170 lekë/litër.
Çmimet e reja kanë hyrë në fuqi sot, më 23 maj, në orën 13:20 dhe do të mbeten të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit të Transparencës, ku do të pasqyrohen ndryshimet e reja në treg.
Njoftimi:
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 195 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 183 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 182 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 170 lekë/litër.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 23 ora 13.20 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi.
Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.
Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit sëbashku me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarë dhe ruajtjes së parimeve të konkurrencës së ndershme në treg.
SQARIM: Referuar Aktit Normativ nr. 1, Datë 3.4.2026 “Për një shtesë në ligjin nr. 61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë,” të ndryshuar, ku është parashikuar, se në rast se çmimi i shitjes me pakicë, për gazoili është më i lartë se 220 lek/litri, apo për benzinën është më i lartë se 200 lek/litri, zbatohet niveli 80% i akcizës. Bazuar në zbatimin e metodologjisë për llogaritjen e çmimeve tavan te shitjes me pakice, çmimet janë nën kufirin e Aktit Normativ nr. 1, datë 3.4.2026, dhe për rrjedhojë niveli i akcizës do të zbatohet i plotë, 100%.







