HomeAktualitet90-vjetori i lindjes, nderohet arkeologu i shquar Muzafer Korkuti. Akordohen bursa për...

90-vjetori i lindjes, nderohet arkeologu i shquar Muzafer Korkuti. Akordohen bursa për studentët në emër të tij, si frymëzim për brezin e ri

Advertismentspot_img

Në nderim të një prej figurave më të shquara të arkeologjisë shqiptare, Akademikut Muzafer Korkuti, u organizua një ceremoni e veçantë mirënjohjeje me rastin e ditëlindjes së tij, si vlerësim për kontributin e jashtëzakonshëm dhënë ndër dekada.

Nën moton “Arkeologu në kërkim të mijëvjeçarëve”, aktiviteti mblodhi personalitete të botës akademike, studiues, miq dhe bashkëpunëtorë, të cilët ndanë emocionet dhe vlerësimet për profesorin që ka lënë gjurmë të pashlyeshme në ndriçimin e periudhave të hershme të historisë së Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor.

Me kërkimet e tij mbi Neolitin dhe tezen e etnogjenezës së Ilirëve, e shumë studimeve dhe punëve të pafundme kërkimore.

Kjo ceremoni u kurorëzua me një moment special, akordimi për herë të parë i bursës “Akademik Profesor Doktor Muzafer Korkuti” për studentët ekselentë të Departamentit të Arkeologjisë dhe Trashëgimisë Kulturore.

Bursa do të mbeshtesë studentët përgjatë vitit akademik 2026-2027, vjen si një frymëzim për brezin e ri të studiuesve, duke përcjellë më tej trashëgiminë, pasionin dhe përkushtimin e një prej ikonave më të mëdha të arkeologjisë shqiptare, Prof. Dr. Muzafer Korkutit, i dekoruar ndër vite me tituj të rëndësishëm, mes tyre edhe “Nderi i Kombit”. 

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular