HomeBotaVIDEO/"Djegin dyshekët dhe kërkojnë ndihmë", kaos në Venezuelë: të burgosurit ngjiten në...

VIDEO/”Djegin dyshekët dhe kërkojnë ndihmë”, kaos në Venezuelë: të burgosurit ngjiten në çati dhe thërrasin ‘Po na torturojnë!’

Advertismentspot_img

Qindra të burgosur kanë marrë kontrollin e një burgu në Barinas, në Venezuelën perëndimore, duke denoncuar “tortura” dhe duke kërkuar largimin e drejtorit të institucionit.

Të burgosurit janë grumbulluar në çatinë e strukturës dhe kanë varur pankarta ku shkruhej “SOS” ose “Po na torturojnë”.

“Mjaft torturë, mjaft torturë”, kanë thirrur njëzëri, shumë prej tyre me fytyrat e mbuluara.

Shtylla të dendura tymi ngriheshin nga Qendra e Internimit Gjyqësor në Barinas (Injuba), një zonë e njohur si bastion i ish-presidentit Hugo Chávez, rreth 500 km larg Karakasit.

Të burgosurit i vunë flakën dyshekëve dhe çarçafëve.

“Situata në burgun e Barinasit është alarmante. Kërkojmë që Prokuroria dhe Zyra e Avokatit të Popullit të ndërhyjnë urgjentisht për të mbrojtur jetën dhe mirëqenien e të paraburgosurve, në përputhje me ‘rregullat Mandela’ të Kombeve të Bashkuara dhe Kushtetutën kombëtare”, shkruan OJQ-ja Provea, duke cituar Observatorin Venezuelian të Burgjeve, i cili ka konfirmuar revoltën dhe ka raportuar praninë e disa të plagosurve mes të burgosurve që po protestojnë kundër keqtrajtimit dhe ndalimit të vizitave familjare.

Observatori ka publikuar gjithashtu imazhe dhe video të të burgosurve të maskuar në çatitë e burgut, duke djegur dyshekë.

Sipas Provea, një grup i Gardës Kombëtare ka hyrë në institucion dhe ka përdorur gaz lotsjellës, duke prekur edhe gratë e mbyllura në seksionin e femrave.

Një revoltë e mëparshme në burgun e Yare, në shtetin Miranda (në veri të vendit), më 21 prill, shkaktoi pesë viktima.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular