HomeAktualitetAksident i rëndë në Belgjikë, autobusi i shkollës përplaset me trenin, të...

Aksident i rëndë në Belgjikë, autobusi i shkollës përplaset me trenin, të paktën 4 viktima dhe 2 të plagosur rëndë

Advertismentspot_img

Një aksident i rëndë është regjistruar  në Belgjikë këtë të martë (26 maj), ku një autobus shkolle është goditur nga një tren, ku për pasojë kanë humbur jetën të paktën 4 persona dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur rëndë. Ngjarja u regjistrua në  komunën Buggenhout në veri të Belgjikës, ndërsa asnjë nga pasagjerët që ishin në tren nuk u lëndua.

Sipas informacioneve të publikuara në mediat belge, autobusi po transportonte nxënës të arsimit special, ndërsa Ministri i Transportit, Jean-Luc Crook konfirmoi se kalimi hekurudhor ishte i mbyllur. “Ne kemi imazhe për ta vërtetuar këtë. Hetimet të thella do të kryhen gjithsesi”, tha ai.

Ministrja e Brendshme belge, Annelies Verlinden, reagoi përmes një postimi në X, ku shprehu ngushëllime.

Me hidhërim të madh, mësova për aksidentin tragjik në Buggenhout, ku një autobus shkolle u përplas nga një tren. Mendimet e mia shkojnë me viktimat dhe të dashurit e tyre. U uroj të lënduarve shumë forcë“, shkroi ajo.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular