HomeAktualitetShuhet në moshën 83-vjeçare legjenda e volejbollit shqiptar Kreshnik Tartari, trajneri...

Shuhet në moshën 83-vjeçare legjenda e volejbollit shqiptar Kreshnik Tartari, trajneri i Dinamos për femra!

Advertismentspot_img

Sporti shqiptar në zi. Shuhet një nga figurat më të njohura dhe popullore, legjenda e volejbollit për femra të Dinamos, Kreshnik Tartari.

Ish-trajneri është ndarë nga jeta në moshën 83-vjeçare, ndërsa la gjurmë edhe si lojtar dhe drejtues sportiv.

Ai konsiderohet një nga trajnerët më të suksesshëm në historinë e volejbollit shqiptar te femrave, duke ndërtuar dhe drejtuar breza të tërë sportistesh që dominuan sportin në vend dhe u bënë të njohura edhe në arenën ndërkombëtare duke e renditur Dinamon dy here mes 4 me te mirave te kontinentit.

Nën drejtimin e ketij ish volejbollisti ekipi i femrave të Dinamos u shndërrua në një nga skuadrat më të suksesshme në historinë e sportit shqiptar.

Gjithçka nisi në vitin 1974, kur formacioni i drejtuar prej tij nisi një dominim të jashtëzakonshëm, duke fituar 11 tituj kampionë radhazi dhe 20 në total.

I lindur më 21 korrik 1943 në Tiranë, Tartari ishte një nga personalitetet që kontribuoi më së shumti në ngritjen e volejbollit shqiptar në nivelet më të larta.

Si volejbollist, ai shkëlqeu me fanellën e Dinamos dhe të ekipit kombëtar, duke fituar tituj të shumtë kampionë dhe kupa gjatë viteve të arta të këtij sporti.

Për kontributin e tij të shquar në sport, ai u nderua me tituj dhe vlerësime të shumta, mes të cilave edhe titulli pr

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular