HomeAktualitetHapet konkursi për Pallatin e Kongreseve, Rama: Godina ka probleme serioze

Hapet konkursi për Pallatin e Kongreseve, Rama: Godina ka probleme serioze

Advertismentspot_img

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm sot në Konkursin Ndërkombëtar për Rikualifikimin e Pallatit të Kongreseve.

Kryeministri u shpreh se ndërtesa ka probleme serioze ndërsa theksoi se godina do të transformohet duke ruajtur identitetin.

“Ndërtesa ka probleme serioze, është koha për një transformim duke ruajtur identitetin e saj”, u shpreh Rama.

Bashkë me transformimin e Pallatit të Kongreseve parashikohet ndërtimi i një tjetër godine.

“Thirrja nënkupton dhe zhvillimin e një objekti pranë Pallatit të Kongreseve”, tha Rama.

Projekti fitues do të përzgjidhet nga 5 plan projekte arkitekturore.

Në korrik 2025, Këshilli Bashkiak i Tiranës e kaloi godinën në pronësi të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. 

Pallati i Kongreseve është një monument i trashëgimisë i llojit “Arkitekture”, i miratuar në mars 2007.

Godina simbol në Tiranë u ndërtua për organizimin e kongreseve të Partisë së Punës, por edhe të festivaleve.

Punimet për ndërtimin e tij filluan në vitin 1982 dhe përfunduan katër vite më pas në vitin 1986.

Arkitektët e projektit janë, Klement Kolaneci, Spiro Bakallbashi dhe Vladimir Breguet

Pallati ka një shtrirje rreth 70 metra paralel me shëtitoren dhe lartësi 18 deri në 23 metra. Qëllimi ka qenë harmonizimi i mirë me objektet ekzistuese përreth si me Muzeun Arkeologjik, stadiumin “Qemal Stafa”, Kryeministrinë e Radio-Televizionin Shqiptar.

Mjedisi kryesor është salla e madhe prej 2100 vendesh e kompozuar për të plotësuar kërkesat funksionale, artistike dhe akustike për zhvillimin e kongreseve, konferencave e koncerteve.

Studim të veçantë ka kërkuar arritja e shprehjes së jashtme të objektit, duke synuar që ajo të jetë origjinale, e pastër, monumentale në përputhje me funksionin e tij.

Pamja e jashtme me brinjët rrezore, xhamat me kënde etj., është frymëzuar nga ndërtimet e traditës në Gjirokastër, Berat dhe nga kullat e veriut, pa i kopjuar ato.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular