HomeBotaIvanka Trump për Sazanin: Toka aq e bukur sa arkitektura duhet të...

Ivanka Trump për Sazanin: Toka aq e bukur sa arkitektura duhet të ngrihet prej saj

Advertismentspot_img

Ivanka Trump, vajza e Presidentit të Shteteve të Bashkuara, ka treguar anën e saj emocionale lidhur me investimin që po bën së bashku me bashkëshortin në ishullin e Sazanit.

Në podkastin e David Senra, në episodin e titulluar “Ivanka Trump në ndërtimin e një jete autentike”, ajo sqaroi fillimisht se si e zbuloi këtë ishull. Në mënyrë krejt rastësore, dhe që i mbeti në mendje që nga momenti i parë kur e pa.

“Është një ishull privat i pabesueshëm, i bukur, me sipërfaqe 1.400 hektarë, në mes të Mesdheut. Ishim në jahtin e një miku dhe u ndalëm për të notuar. Në fakt, kështu e gjetëm. Notuam deri në ishull. Ecëm zbathur deri në majë dhe thjesht u magjepsëm; dhe ai vend ka mbetur në mendjet tona që prej asaj kohe”, tha ajo.

Ideja për investimin, ama, nuk erdhi “sa hap e mbyll sytë”. Trump sqaroi se vetëm pas disa vitesh u krijua mundësia për të zhvilluar projektin. Ajo i kushtoi rëndësi integrimit të plotë të arkitekturës me terrenin e ishullit.

“Gjatë shumë viteve, ne krijuam mundësinë për të ndihmuar në realizimin e potencialit të tij dhe për ta transformuar, por me shumë përmbajtje dhe kujdes, sepse toka është aq e bukur, saqë arkitektura duhet të integrohet plotësisht në të, pothuajse të ngrihet prej saj”, tha Trump.

Për Ivankën, ky investim nuk shihet thjesht si një biznes, por edhe si një mënyrë jetese, një “manifestim i prekshëm”, siç e cilësoi ajo.

“E dini, për mua kjo nuk është as një biznes, pavarësisht përmasës së tij. Ne kemi jo vetëm ishullin, por edhe pesë milje vijë bregdetare përballë tij. Një gadishull i bukur me një lagunë në njërën anë, oqeanin në anën tjetër dhe plazhe të bukura me rërë të bardhë. Për mua, kjo ndihet më shumë si një sfidë se çdo gjë tjetër. Është kulmi i gjithë përvojës sime në pasuritë e paluajtshme, i të gjitha udhëtimeve të mia dhe i shumë reflektimeve mbi mënyrën se si dua të jetoj, si mendoj se njerëzit gjithnjë e më shumë duan të jetojnë, dhe përpjekja për të ndërtuar diçka që është një manifestim i prekshëm i kësaj”, u shpreh ajo.

Trump theksoi se realizimi i projektit kërkon një vizion të qartë dhe bashkëpunimin e disa prej arkitektëve më të njohur në botë. Sipas saj, gjatë vizitave në ishull, ajo ka punuar nga afër me profesionistë që i konsideron mjeshtër të vërtetë të fushës së tyre, me synimin për të krijuar një zhvillim që respekton plotësisht natyrën dhe karakterin unik të zonës.

“Kjo kërkon shumë vizion. Kërkon bashkëpunimin e disa prej mjeshtërve më të mëdhenj që ekzistojnë. Sapo isha atje duke ecur nëpër tokë, thjesht duke u përpjekur të jem me të dhe ta përjetoj atë, së bashku me disa nga arkitektët më të mëdhenj të gjallë të kohës sonë, mjeshtër të vërtetë të zanatit të tyre. Njerëz me integritet kaq absolut, saqë nuk do të ketë asnjë kompromis. Dhe kjo është diçka që ne duam të krijojmë atje. Prandaj jemi shumë të emocionuar”, tha ajo.

Duke shpjeguar se çfarë nënkupton me “integritet absolut”, ajo u shpreh se artistët dhe krijuesit më të mirë nuk bëjnë kompromis me vizionin e tyre. Trump vlerësoi profesionistët që refuzojnë të ulin standardet e cilësisë apo të sakrifikojnë idetë e tyre krijuese për arsye praktike ose komerciale, duke shtuar se pikërisht ky përkushtim ndaj përsosmërisë është elementi që dëshiron të karakterizojë projektin në Mesdhe.

“Kur punon me artistë të vërtetë, pavarësisht mediumit të tyre, qoftë një telajo, pasuritë e paluajtshme, një shtëpi apo muzika, ata nuk bëjnë kompromis. Integriteti i tyre është i saktë. Dhe ata do ta shtyjnë veten përtej kufijve. Do t’i shtyjnë edhe të gjithë njerëzit rreth tyre”, përfundoi ajo.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular