Ish-presidenti Ilir Meta është shoqëruar sërish sot nga burgu 313 në ambientet e hotel “Rogner” në Tiranë ku do të zhvillohet pritja për ngushëllim, pas ndarjes nga jeta të babait të tij, Rexhep Metaj.
Ai shoqërohet nga Drejtoria e Burgjeve e shoqëron nën masa të posaçme sigurie. Pritja e ngushëllimeve ka nisur në orën 09:00 të mëngjesit dhe do të mbyllet në orën 21:00.
Ditën e djeshme, Meta mori pjesë në varrimin e të atit në Çepan të Skraparit, duke shënuar edhe herën e parë të daljes së tij nga qelia.







