Biznesmeni Ilir Shtufi është arrestuar këtë të premte në Greqi pasi Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) lëshoi urdhër arrest ndaj tij në kuadër të goditjes së një grupi që merrej me trafikun e lëndëve narkotike dhe pastrimit të parave.
Shtufi ka qenë aktiv në fushën e ndërtimit, ndërsa dyshohet se bashkëpunonte me këtë grup kriminal duke iu pastruar paratë e fituara nga trafiku i drogës.
Në kuadër të këtij operacioni, GJKKO firmosi 20 masa sigurie, ndaj të cilat 15 ishin “arrest me burg” dhe 5 “arrest shtëpie” për trafik ndërkombëtar kokaine, pastrim parash në vlera miliona euro dhe organizatë kriminale.
Sipas hetimeve, grupi drejtohej nga Artur (Luçiano) Koçeku dhe vëllezërit e tij, të cilët trafikonin kokainë nga vendet e Amerikës Latine drejt Europës dhe pastronin fitimet në Shqipëri përmes investimeve në ndërtim, resorte luksoze në jug të vendit dhe biznese të ndryshme. Në mesin e të akuzuarve është edhe Artur Shehu, i cili jeton në SHBA, ndaj të cilit është lëshuar urdhër arrest.
Gjatë operacionit u arrestua edhe biznesmeni Orest Sota, si dhe Orgest Birçaj, pronar i kompanisë Top Seven, e cila sipas hetimeve gjithashtu përdorej për aktivitetet e grupit. Në arrest shtëpie u vendos Edmond Jaupi.
Hetimet zbuluan gjithashtu një grupim tjetër të lidhur me Artur Shehun, të drejtuar nga Renato Hamzai. Sipas hetimeve, paratë e përfituara nga trafiku pastroheshin edhe përmes vëllezërve Adrian dhe Erjon Rama, nipat e Fatmir Ramës i njohur si Miri i Xhikes, i ekzekutuar në 9 mars 2003 në kompleksin luksoz Kartodromi, si dhe Leonard Bishajt, i njohur si Coco.
EMRAT E 20 TË AKUZUARVE:
Artur Shehu
Ilir Shtufi
Ardian Zykaj
Alfredo Hamzai
Luciano Koçeku alias Artur Koçeku
Dino alias Abedin Koçeku
Ervin Koçeku
Adrian Rama
Erjon Rama
Orgest Birçaj
Elton Memeti
Leonard Bishaj
Arben Ismaili
Edmond Jaupi
Orest Sota
Besnik Myftari
Dritan Aga
Astrit Vladi
Kastriot Vladi
Gezim Islami







