HomeOP EDSi mundet të kthehen për turizëm “ Rezidencat e Vilat në bregdetin...

Si mundet të kthehen për turizëm “ Rezidencat e Vilat në bregdetin tonë/nga Zak Topuzi

Advertismentspot_img

nga Zak Topuzi

Duke medituar, pse Kroatët janë përpara nesh megjithëse uji është shumë shumë i ftohtë dhe sezoni më i shkurtër!

Sun Gardens Dubrovnik është një nga shembujt më të suksesshëm të modelit Mixed-Use Resort në Adriatik dhe përdoret si rast studimi në shkollat e hotelerisë.

Sekreti i suksesit nuk është vetëm hoteli 5*, por kombinimi i katër elementëve që punojnë së bashku:

– Hotel luksoz. 201 dhoma.

– 207 rezidenca private të integruara në sistemin e qiradhënies turistike.

– Një nga qendrat më të mëdha MICE për konferenca & evente.

– Restorante, bare, sport, wellness dhe shërbime që funksionojnë si një “qytet i vogël” turistik.

Modeli është interesant. Rezidencat jo thjesht për t’u shitur. Pronarët i përdorin ato 4-6 javë pa pagesë ( duke përcaktuar javët) kohën tjetër futen në sistemin e hotelit dhe gjenerojnë të ardhura turistike. Pronarët marin 40-50% të të ardhurave! Jo keq ! Një përqindje e të ardhurave të pronarit (rreth 3-5%) mbahet automatikisht çdo muaj në një llogari rezervë. Ky fond përdoret nga hoteli çdo 5-7 vjet për të bërë “soft refurbishment” (ndryshim tapicerie, lyerje, ndërrim ndriçuesish) në mënyrë që rezidenca të ruajë standardin e klasifikimit me 5 yje. Një rregull absolut në këtë raport është që klienti i turizmit nuk duhet ta kuptojë nëse po qëndron në një dhomë që i përket hotelit apo një individi privat!

Me 16 njësi të ndryshme restorante, baresh në plazh e buzë pishinës apo rërës dhe një market lokal, resorti funksionon si një mikro-ekonomi. Hoteli shërben vetëm mëngjesin dhe ju jep mundësi njësive të tjera te resortit të funksionojnë brënda standardeve të hotelit dhe pagesat mund ti kalosh në dhomë. Sigurish apartamentet kanë guzhina luksi që klienti mund të gatuajë.

Sun Gardens Resort në Qershor – Shtator, punon me 100% të kapacitetit. Në pranverë dhe vjeshtë mbështetet te konferencat, eventet dhe turizmi i biznesit, duke mbajtur resortin aktiv për 7-8 muaj në vit. Në muajt e tjetër punonjësit qëndrojnë në shtëpi dhe suvenciohen nga shteti me pagë deri 750€/ muaj.

Sun Gardens Dubrovnik është shembulli klasik i një resorti Mixed-Use ku shitja e rezidencave financoi investimin fillestar, ndërsa hoteli, konferencat dhe shërbimet turistike krijojnë të ardhurat afatgjata. Sot ai operon sipas standardeve të The Leading Hotels of the World, një nga organizatat më prestigjioze të hotelerisë luksoze në botë, ndërsa kapitali i resortit është në pronësi kineze

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular