HomeKultureVIDEOKLIP- "Jam dibran në troje t'mia", vjen kënga surprizë dhe e mirëpritur...

VIDEOKLIP- “Jam dibran në troje t’mia”, vjen kënga surprizë dhe e mirëpritur nga publiku e këngëtarit profesionist Lirim Hoxha, me djalin Amar

Advertismentspot_img

Lirim Hoxha është tashmë një nga emrat më të njohur të këngës dibrane (dhe jo vetëm). Ka lindur në Dibër me 21.01.1973. Qysh në fëmijëri ka shfaqur talentin për muzikë.
Këndon tashmë prej plot 35 vitesh, që nga viti i largët 1991. Kurse skenën e ka prekur për herë të parë në vitin 1998, vit kur iu bashkua Trupës së Estradës Profesioniste të qytetit të Peshkopisë, pra tashmë bëhen plot 28 vite në skenë.
Njohja e instrumentit të kitarës (krahas këndimit) ka qenë një avantazh i konsiderueshëm në përmirësimin e vazhdueshëm dhe pjekurinë artistike.
Ka filluar të këndojë si amator, por në vitet 2009-2014 ka kryer Akademinë e Arteve në degën kanto, cikël i plotë studimesh (Bachelor dhe Master). Shkollimi për kanto i ka dhënë padyshim një ndihmesë të madhe profesionale, duke bërë që talenti i tij natyral “të futet” në shina profesionale.
Në vitin 2002 ka realizuar një album muzikor me 10 këngë dibrane, në bashkëpunim me kompozitorin e mirënjohur dibran Përparim Tomçini.
Pastaj erdhi koha e këngëve “single”, të shoqëruara përgjithësisht me videoklip. Qysh nga viti 2009 janë të shumta videoklipet që ka publikuar. Disa nga këngët më të njohura të tij janë: “Inshallah t’i bohesh mbret”, “Beqarnise ia grise k’mishën”, “S’ka jetë pa dashni”, “T’a kërcejmë vallen dibrane”, “Moj dibrane lulja e blinit”, “Zemra ime fal veç dashuri”, “Kthehuni djem ju pret vatani”, “Pa ty jetën s’e kuptoj”, “Melodi e shpirtit tim”, ” Me e shtrenjta pasuri”, “S’do hesape kjo dashnia” etj.
Kënga e tij me e re mban titullin domethënës “Jam dibran në troje t’mia”, bashkëpunim me djalin e tij Amar, i cili është vetëm 13 vjeç. Teksti mban vulën e autorit dibran Isuf Topuzi, ndërsa muzika është kompozuar nga kompozitori i njohur Alban Furtuna.  I urojme suksese në këtë projekt të ri artistik, i cili është pritur mjaft mirë nga publiku dibran.
Krahas këngëve popullore, Lirimi ka një repertor të huaj tepër të gjerë (italiane, latine, ruse, greke etj). Me një grup muzikor tepër simpatik performon live çdo mbrëmje në Oda.

Garden për një publik të gjerë ndërkombëtar, me sukses të padiskutueshëm. Ka qenë pjesë e disa turneve artistike në; Maqedoni, Kosovë, Itali, Gjermani, Suedi etj.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular