HomeKronikeAksident i frikshëm në Sarandë, shoferi francez përplas makinën me barrierën

Aksident i frikshëm në Sarandë, shoferi francez përplas makinën me barrierën

Advertismentspot_img

Një aksident rrugor është shënuar mëngjesin e kësaj të premteje në në Sarandë, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me barrierën mbrojtëse.

Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i mjetit, një shtetas francez, ka humbur kontrollin e automjetit tip Mercedes-Benz GLA, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Nga aksidenti nuk ka persona të lënduar dhe drejtuesi i mjetit ka shpëtuar pa dëmtime.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore të Sarandës, të cilat i kanë kryer testin e alkoolit drejtuesit. Rezultati ka qenë 0.00 mg/l, duke konfirmuar se ai nuk kishte konsumuar alkool.

Policia po heton rrethanat e aksidentit për të përcaktuar shkakun që çoi në humbjen e kontrollit të automjetit.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular