HomeKryesorePas takimit me Ramën, ish-presidenti i Francës zbulon nismën franko-gjermane: Pse Shqipëria...

Pas takimit me Ramën, ish-presidenti i Francës zbulon nismën franko-gjermane: Pse Shqipëria dhe Mali i Zi do të integrohen para Ukrainës

Advertismentspot_img

Me ftesë të studentëve nga Kolegji i Europës, ish-presidenti i Francës, François Hollande, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Tiranë. Në cilësinë e anëtarit të Komisionit për Punët e Jashtme në Asamblenë Kombëtare të Francës, Hollande u takua me kryeministrin Edi Rama dhe drejtues të lartë të institucioneve shqiptare, ku në qendër të diskutimeve ishte procesi i integrimit dhe anëtarësimi i plotë i vendit në Bashkimin Europian. Përpara largimit, ish-presidenti francez dha një intervistë ekskluzive për gazetarin e Top Channel, Muhamed Veliu, ku vlerësoi përpjekjet e Shqipërisë dhe e konsideroi plotësisht realist dhe të duhur parashikimin që vendi të bëhet pjesë e unionit brenda vitit 2030. Edhe pse procedurat europiane shpesh duken të gjata dhe burokratike për qytetarët shqiptarë, ai nënvizoi se këto kritere shtrënguese do ta ndihmojnë Shqipërinë të jetë një faktor me peshë në BE.

Gjatë bisedës, Hollande dha mbështetjen e tij të plotë për nismën e re franko-gjermane për një integrim gradual, e cila u mundëson vendeve kandidate të përfshihen në procese konkrete përpara afatit final, duke sqaruar se ky projekt nuk duhet parë si një shtyrje e radhës. Ai shtoi se realiteti i ri gjeopolitik dhe lufta në Ukrainë kanë bindur vendet anëtare se Evropa ka nevojë strategjike për Ballkanin Perëndimor për të shmangur interferencat e huaja dhe për të forcuar sigurinë e kufijve. Sipas tij, Shqipëria dhe Mali i Zi janë më përpara në këtë rrugëtim dhe pritet të anëtarësohen përpara Ukrainës dhe Moldavisë. Në mbyllje, ish-kreu i Elizesë u shpreh mjaft i gëzuar për marrëdhënien e ngushtë dhe vizitat e shpeshta të presidentit Emmanuel Macron në Tiranë, duke theksuar se prania e Shqipërisë në gjirin e familjes europiane do të jetë një vlerë e shtuar për të forcuar rrymën e demokracisë përballë rritjes së populizmit të djathtë në Europë.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular