HomeBotaE para anëtare e familjes mbretërore/ Princesha Kate ngjit tre majat më...

E para anëtare e familjes mbretërore/ Princesha Kate ngjit tre majat më të larta të Skocisë, Anglisë dhe Uellsit brenda 24 orëve, ja arsyeja

Advertismentspot_img

Princesha e Uellsit, Kate Middleton, ka përfunduar me sukses sfidën kombëtare “Three Peaks Challenge”, duke u bërë anëtarja e parë e familjes mbretërore britanike që realizon këtë arritje. Përmes kësaj nisme, ajo synon të mbledhë fonde për një organizatë bamirëse që mbështet pacientët me kancer.

44-vjeçarja e përfundoi sfidën brenda 24 orëve, pasi ngjiti tre majat më të larta të Skocisë, Anglisë dhe Uellsit, konkretisht Ben Nevis, Scafell Pike dhe Snowdon, duke e nisur itinerarin të shtunën në mbrëmje.

Në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale, Kate tha se sfida nuk ishte thjesht një provë fizike, por një mundësi për të “dhënë diçka mbrapsht” dhe për të rritur ndërgjegjësimin mbi ndikimin që sëmundjet e rënda kanë në jetën e njerëzve.

Princesha u diagnostikua me një formë të papublikuar të kancerit në fillim të vitit 2024 dhe iu nënshtrua kimioterapisë. Në janar të vitit 2025, ajo njoftoi se ishte drejt përmirësimit. Trajtimi i saj u krye në spitalin Royal Marsden në Londër, ndërsa fondacioni bamirës i këtij spitali ka hapur një faqe të posaçme për mbledhjen e donacioneve në mbështetje të pacientëve me kancer.

Kate e përfundoi sfidën e vetme, me mbështetjen e ekipeve të shpëtimit malor. Në fund të itinerarit, ajo u prit nga bashkëshorti i saj, Princi William, tre fëmijët e tyre, Princi George, Princesha Charlotte dhe Princi Louis, si edhe nga prindërit dhe vëllai i saj.

Sipas Pallatit Kensington, kjo është hera e parë që një anëtar i familjes mbretërore britanike përfundon sfidën “National Three Peaks Challenge”.

Në mesazhin e saj, Kate theksoi se kanceri prek çdo aspekt të jetës së një personi.

“Çdo vit, qindra mijëra njerëz dëgjojnë fjalët që askush nuk dëshiron t’i dëgjojë. Kanceri nuk prek vetëm trupin, por ndryshon mënyrën se si mendon dhe ndihesh, duke ndikuar thellësisht në çdo aspekt të jetës. E di këtë nga përvoja personale”, shkroi ajo.

Gjatë sfidës, Princesha përshkoi rreth 37 kilometra në këmbë, ngjiti mbi 3 mijë metra lartësi dhe udhëtoi 743 kilometra me makinë mes tre destinacioneve.

Fondet e mbledhura do të përdoren për të zgjeruar shërbimet e kujdesit gjithëpërfshirës për pacientët me kancer. Në përfundim të mesazhit të saj, Kate u bëri thirrje të gjithë atyre që përballen me sëmundjen të mos ndihen vetëm, duke theksuar se mbështetja dhe so

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular