HomeSportZyrtare/Spektakël në Houston, dalin formacionet Brazil-Japoni, luajnë për kualifikimin në 1/8-at e...

Zyrtare/Spektakël në Houston, dalin formacionet Brazil-Japoni, luajnë për kualifikimin në 1/8-at e Kupës së Botës

Advertismentspot_img

E gjithë vëmendja është në Houston, aty ku Brazili përballet me Japoninë për një vend në 1/8-at e Botërorit.

Pas një starti jo bindës, “Seleçao” reagoi në mënyrën më të mirë duke mposhtur Haitin dhe Skocinë me rezultate identike 3-0, për të mbyllur Grupin C në vendin e parë. Ekipi i Carlo Ancelottit ka realizuar shtatë gola pa pësuar asnjë në dy ndeshjet e fundit dhe synon të rikthehet te lavdia botërore, pasi titulli i fundit daton në vitin 2002.

Përballë do të jetë një Japoni që kaloi e pamposhtur fazën e grupeve, por që ende nuk ka arritur të fitojë asnjëherë një ndeshje me eliminim direkt në historinë e Kupës së Botës. “Samurajt Blu” mbërrijnë me një mbrojtje solide, por historia nuk është në anën e tyre, pasi kanë humbur të katër sfidat e luajtura në fazën me eliminim direkt.

Ekipi që kalon më tej. Do të përballet në fazën e 1/8-ave me fituesin e çiftit Bregu i Fildishtë-Norvegji.

FORMACIONET ZYRTARE:

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular