HomeKultureEleni Foureira rrëfen pse e fshehu origjinën shqiptare në fillimet e karrierës

Eleni Foureira rrëfen pse e fshehu origjinën shqiptare në fillimet e karrierës

Advertismentspot_img

Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Eleni Foureira, ka folur hapur për frikën që kishte në fillimet e karrierës së saj për të zbuluar origjinën.

Në një intervistë për “The 2Night Show”, ajo pranoi se ishte rritur me bindjen se prejardhja shqiptare mund t’i kufizonte mundësitë në karrierë.

“Kur rritesh me këtë frikë, mendon se nëse thua që je nga Shqipëria, nuk do të kesh të njëjtat mundësi. Ky ishte realiteti. Nëna ime qante dhe më pyeste pse po më ndodhte kjo, ndërsa njerëzit pranë meje më inkurajonin të vazhdoja të bëja atë që di më mirë. Në fund, njerëzve nuk u interesonte dhe kjo më solli këtu ku jam sot”, u shpreh Foureira.

Artistja foli edhe për historinë e dashurisë me partnerin e saj, futbollistin Alberto Botía. Ajo tregoi se e pa për herë të parë rreth 10 vite më parë, kur ai, asokohe lojtar i Olympiacos, shkoi në lokalin ku ajo performonte pas një fitoreje të skuadrës.

“Kur e pashë, mendova: ‘Sa i pashëm është, është aktor apo model?’. Më vonë zbulova se më kishte dërguar një mesazh në Instagram duke më komplimentuar për performancën. Ia ktheva përgjigjen dhe kështu filloi njohja jonë. Në nëntor bëhen 10 vjet bashkë”, rrëfeu këngëtarja.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular