HomeKryesoreValdrin Pjetri emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Trajtimit të Pronave....

Valdrin Pjetri emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Trajtimit të Pronave. Në krye te ATK vjen një profesionist që duhet lënë të punojë

Advertismentspot_img

Valdrin Pjetri është emëruar Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Trajtimit të Pronave (ATP). Pjetri u vendos në krye të ATP, pas shkarkimit nga detyra të Benard Palajt, i emëruar vetëm disa muaj më parë në krye të këtij institucioni. Vendimi u mor dje në mbledhjen e qeverisë. Tej politikës, pavarësisht se forca politike që është në pushtet, pra PS e ka emëruar, z.Pjetri vjen nga një derë e mirë, profesionistësh, arsimdashës dhe ka investuar për vetën për të qenë një nxënës dhe studentë i shkëlqyer dhe sot një profesionist të cilit i duhet lënë koha që të bëj më të mirë që di.

Kush është Valdrin Pjetri
Ish nxënësi i shkëlqyer i “Sami Frëshërit”, Valdrin Pjetri ka përfunduar studimet e larta në Financë-Kontabilitet dhe zotëron një master të nivelit të dytë në Lidership.
Karriera e tij në administratën publike përfshin disa funksione drejtuese. Nga viti 2010 deri në vitin 2014 ka ushtruar detyrën e administratorit pranë Ministrisë së Financave. Në periudhën 2014–2017 ka qenë drejtor i përgjithshëm në Ministrinë e Mbrojtjes.
Në vitin 2018 është emëruar drejtor i Hipotekës së Tiranës, ndërsa në vitin 2019 ka mbajtur detyrën e kryeregjistruesit dhe më pas atë të prefektit të Qarkut Shkodër.
Që prej vitit 2022 ka ushtruar funksionin e administratorit të AMI pranë Fondit Shqiptar të Zhvillimit (FSHZH).

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular