Të paktën gjashtë persona humbën jetën dhe disa të tjerë u lënduan si pasojë e një zjarri që përfshiu një pallat me dhjetë kate në Antverp të Belgjikës.
Ndërtesa strehonte më shumë se 200 persona.
Forcat zjarrfikëse, ambulancat dhe ekipet e emergjencës shkuan menjëherë në vendngjarje, por vënia nën kontroll e flakëve u paraqit e vështirë për shkak të përmasave dhe intensitetit të tyre.
Mediat lokale raportuan se po hetohet shkaku i zjarrit, por sipas policisë së Antverpit, besohet se zjarri nisi në katin e parë të ndërtesës, ku, sipas banorëve, po kryheshin punime në rrjetin e furnizimit me energji elektrike.







