Aurela Gaçe ka reaguar pas thirrjeve për bojkot të koncertit të saj në Shkodër.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ajo shkruan se është “bijë e popullit” dhe duke i bërë thirrje personave që kanë përdorur foton e saj.
Postimi:
Nëse po lufton për një çështje të madhe kombëtare, sillu si e madhe.
Ndaj kujdes, e dashur, kur të marrësh foton e dikujt që:
1- nuk ka punuar kurrë në shtet.
2- nuk merr rrogë askund ku cenohen taksat e popullit.
3- nuk ka pranuar kurrë të jetë pjesë fushatash elektorale.
Pra, vërtet jam person publik, por jo ai ose ajo që ka vjedhur këtë popull.
PROTESTA IME ËSHTË E LEXUESHME NË ÇDO POSTIM TIMIN, EDHE ME SHKUARJEN NË SHESH.
INFORMIMI ËSHTË I DOMOSDOSHËM.
UNË JAM PERSON PUBLIK, POR PRIVAT.
ÇFARË DO TË THOTË? QË UNË NUK JAM PJESË E RROGËTARËVE NË SHTET, QË UNË S’KAM MARRË KURRË NJË TENDER, QË UNË S’KAM MARRË PJESË NË FUSHATA (ME GJITHË PAGESAT E MAJME).
TË MARRËSH FOTON E DIKUJT E TA BËSH TABELË QITJE PËR QËLLIMET E TUA, QË DYSHOJ SE JANË TË PASTRA, ËSHTË E PAPRANUESHME.







