HomeKronikeAksident në aksin Gjirokastër–Tepelenë, plagoset një çift nga Kosova

Aksident në aksin Gjirokastër–Tepelenë, plagoset një çift nga Kosova

Advertismentspot_img

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e së shtunës në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pranë zonës së njohur si Subash.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip Seat me targa të Kosovës ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një fushë anës rrugës.

Në automjet udhëtonte një çift nga Kosova, të cilët mbetën të plagosur si pasojë e aksidentit. Ata u transportuan menjëherë në Urgjencën e Spitalit Rajonal “Omer Nishani”, ku po marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se të lënduarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në vendin e aksidentit kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular