HomeSportMjafton penalltia e Mbappe, Franca mposht mes “dhunës” Paraguain dhe i bashkohet...

Mjafton penalltia e Mbappe, Franca mposht mes “dhunës” Paraguain dhe i bashkohet Marokut në çerekfinale

Advertismentspot_img

Franca ka siguruar një vend në çerekfinalet e Kupës së Botës, pasi mposhti me rezultatin minimal 1-0 Paraguain në “Lincoln Financial Field”.

Goli i vetëm i takimit u shënua nga Kylian Mbappe me penallti, duke i dhënë “Gjelave” fitoren dhe një përballje me Marokun në fazën e tetë skuadrave më të mira.

Paraguai, që në raundin e kaluar eliminoi Gjermaninë pas goditjeve të penalltive, zhvilloi një ndeshje shumë të disiplinuar në mbrojtje dhe arriti të bllokonte për një kohë të gjatë sulmet e francezëve. Edhe pse skuadra e Didier Deschamps dominoi në zotërimin e topit dhe kontrolloi ritmin e lojës, në pjesën e parë nuk arriti të regjistronte asnjë goditje në kuadrat.

Takimi u karakterizua edhe nga ndërhyrje të forta dhe tension në fushë. Pas një dueli me Andrés Cubas, Mbappe humbi qetësinë dhe u përfshi në një përplasje mes lojtarëve, duke rritur temperaturën e sfidës.

Në pjesën e dytë, Franca shtoi presionin dhe portieri Orlando Gill u detyrua të bënte ndërhyrjen e parë vendimtare pas një goditjeje nga distanca të Manu Koné. Zëvendësimi i Désiré Doué rezultoi vendimtar, pasi vetëm pak minuta pasi hyri në fushë fitoi një penallti, duke u ndalur në mënyrë të parregullt nga Diego Gómez.

Nga pika e bardhë nuk gaboi Kylian Mbappe, i cili dërgoi topin në rrjetë dhe zhbllokoi rezultatin. Në minutat e mbetura, Franca administroi avantazhin, ndërsa Mbappe ishte pranë golit të dytë në kohën shtesë, por Orlando Gill realizoi dy pritje spektakolare.

Në fund, fitorja 1-0 ishte e mjaftueshme për Francën, e cila kalon në çerekfinale, ku do të përballet me surprizën e këtij Botërori, Marokun.

RFEZULTATI:

Paraguai 0-1 Francë

Mbappe (P) 70′

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular