HomeSport“Po tallesh?!”/ Gazetari brazilian shtanget live, interviston pa e ditur babanë e...

“Po tallesh?!”/ Gazetari brazilian shtanget live, interviston pa e ditur babanë e heroit të Botërorit!

Advertismentspot_img

Një nga momentet më të bukura të këtij Botërori ndodhi jashtë stadiumit në Miami, pikërisht para sfidës mes Argjentinës dhe Kepit të Gjelbër.

Gazetari brazilian i “TV Globo”, Nilson Klava, po pyeste tifozët për parashikimet e ndeshjes, pa e ditur se po intervistonte José Pedro Dias—babanë e portierit hero të turneut, Vozinha. Pasi tifozi parashikoi me bindje se Kepi i Gjelbër do të kualifikohej me penallti, gazetari e pyeti nëse besonte vërtet se Vozinha mund të bënte mrekullinë. Përgjigja e tij ishte epike: “Unë besoj që do ta bëjë. Edhe ai vetë është i bindur. Unë jam babai i tij!”

I shtangur, gazetari e pyeti i buzëqeshur: “Po tallesh?!”. Dias iu përgjigj me një qetësi absolute: “Nuk bëj shaka. Kur them diçka, e them me bindje. I gjithë Kepi i Gjelbër është krenar për të, por unë jam njeriu më krenar në botë.”

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular