HomeBotaSamiti dyditor në Ankara, publikohet foto familjare e krerëve të shteteve anëtare...

Samiti dyditor në Ankara, publikohet foto familjare e krerëve të shteteve anëtare të NATO-s

Advertismentspot_img

Në Ankara zhvillohet samiti i liderëve të NATO-s, në praninë e presidentit amerikan Donald Trump.

Në mbrëmje, u publikua edhe foto familjare e krerëve të shteteve anëtare të Aleancës, ku merrte pjesë edhe kryeministri Rama i shoqëruar nga bashkëshortja.

Në fillim të Samitit, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, prezantoi të dhënat më të fundit mbi shpenzimet për mbrojtjen nga vendet anëtare të aleancës.

Në kuadër të samitit zhvillohet edhe një takim dypalësh mes Donald Trump dhe presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan. Presidenti amerikan deklaroi se: “Turqia ka qenë besnike. Do të shqyrtojmë mundësinë për t’i shitur avionët F-35.”

Trump kritikoi gjithashtu aleatët evropianë, duke thënë: “NATO më ka zhgënjyer. Franca, Britania e Madhe, Gjermania dhe Italia na kanë kthyer shpinën.”

Samiti do të nisë zyrtarisht në mbrëmje me darkën zyrtare të liderëve.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular