HomeAktualitetMë pranë komunitetit. Zyra e re e Avokatit të Popullit në Bashkinë...

Më pranë komunitetit. Zyra e re e Avokatit të Popullit në Bashkinë Kamëz. Vlerësim per investimet në kopshte dhe shkolla. Ja çfarë diskutuan Suli-Shabani

Advertismentspot_img

Banorët e Kamzës nuk kanë më nevojë të udhëtojnë deri në qendër të Tiranës për të paraqitur një ankesë për shërbimet publike.

Avokati i Popullit hapi sot një zyrë të re në terren, pranë Njësisë Administrative nr. 2 në Bashkinë Kamëz. Zyra ndodhet në periferi, pranë një zone me përqendrim të komunitetit rom, pikërisht aty ku nevoja për akses është më e madhe.

Çdo qytetar që mendon se i janë shkelur të drejtat nga institucionet publike mund të na drejtohet tashmë edhe në këtë adresë.

Kjo zyrë është pjesë e një plani më të gjerë: Avokati i Popullit po shqyrton hapjen e zyrave të tjera në periferi, sepse ata që kanë më shumë nevojë për mbrojtje janë shpesh ata që e kanë më të vështirë ta kërkojnë atë.

Gjatë vizitës, Avokati i Popullit Endrit Shabani diskutoi me kryetarin e bashkisë Rakip Suli zgjerimin e skemave të mbështetjes sociale në zonë, jo vetëm me ndihmë financiare, por edhe me shërbime konkrete për familjet në nevojë. Avokati i Popullit vlerësoi investimet e Bashkisë Kamëz në kopshte dhe shkolla, si një hap i rëndësishëm për t’u siguruar fëmijëve kushte dinjitoze për edukim

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular