HomeKronikeShpëtohen 9 turistë të huaj në Himarë dhe Ksamil pas dy rasteve...

Shpëtohen 9 turistë të huaj në Himarë dhe Ksamil pas dy rasteve të vështirësive në det

Advertismentspot_img

Nëntë turistë të huaj janë shpëtuar nga Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare në dy raste të ndryshme të regjistruara në Himarë dhe Ksamil.

Rasti i parë u shënua në zonën e Filikurit, në Himarë, ku një shtetase spanjolle njoftoi se i fejuari i saj, shtetasi spanjoll A. G., kishte mbetur në vështirësi në det pasi kajaku me të cilin po lundronte ishte fundosur.

Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë Kufitare nisën kërkimet dhe bënë të mundur lokalizimin e tij, nxjerrjen nga uji dhe transportimin e sigurt pranë Pikës së Kontrollit Kufitar Himarë.

Një tjetër ndërhyrje u krye në Ksamil, ku 8 turistë brazilianë, pjesëtarë të së njëjtës familje, u shpëtuan pasi skafi plastik me të cilin lundronin rrezikonte të fundosej në zonën pranë “Tre Ishujve”.

Efektivët e Policisë Kufitare ndërhynë me gomone dhe mjete jet ski, duke i nxjerrë turistët në siguri dhe duke rimorkuar mjetin lundrues drejt bregut në zonën e plazhit “Puerto Rico”.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular