HomeEkonomiNafta rritet në heshtje! Çmimet në tregun vendas 12 lekë më shumë...

Nafta rritet në heshtje! Çmimet në tregun vendas 12 lekë më shumë para se të shpërndahej Bordi i Transparencës

Advertismentspot_img

Nafta po rikthehet në rritje në tregjet ndërkombëtare. Tensionet e reja në Lindjen e Mesme kanë shtuar frikën për ndërprerje të furnizimit, duke e çuar naftën Brent pranë 79 dollarëve për fuçi. Vetëm gjatë ditës së sotme çmimi është rritur me rreth 4%, ndërsa krahasuar me fillimin e muajit korrik është rreth 11% më i lartë, duke sinjalizuar një rikthim të presionit në tregjet e energjisë.

Por, ndonëse shitjet në tregjet ndërkombëtare janë për muajt e ardhshëm, në Shqipëri efektet janë reflektuar më shpejt. Një vëzhgim në pikat e karburanteve në Tiranë tregon se një litër naftë tregtohet nga 182 deri në 188 lekë. Kjo është deri në 12 lekë më shumë se çmimi i fundit tavan prej 176 lekësh, i vendosur nga Bordi i Transparencës përpara se qeveria të vendoste shkrirjen e tij.

Rritja më e madhe është vërejtur te benzina, e cila nga 166 lekë që e la bordi ka mbërritur në 182 lekë. Ndryshe nga më parë, çmimet nuk përcaktohen më nga një mekanizëm administrativ, por formohen nga operatorët sipas kostove të importit dhe luhatjeve në bursat ndërkombëtare.

Nëse tensionet gjeopolitike vijojnë dhe çmimi i naftës mbetet në rritje, presioni nuk do të kufizohet vetëm te pompat e karburantit. Kostot më të larta të transportit mund të ndikojnë edhe te çmimet e mallrave dhe shërbimeve, duke shtuar presionin mbi buxhetin e familjeve dhe aktivitetin e bizneseve.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular