HomeAktualitetZjarr i përmasave të mëdha në Llamanë të Himarës, 17 efektivë zjarrfikës...

Zjarr i përmasave të mëdha në Llamanë të Himarës, 17 efektivë zjarrfikës në terren

Advertismentspot_img

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë kodrat e zonës së jugut të qytetit të Himarës, në zonën e quajtur Llaman, ku flakët kanë përfshirë kryesisht sipërfaqe me shkurre dhe bimësi. Në terren ndodhen mbi 17 efektivë të shërbimit zjarrfikës, forca të Policisë së Himarës dhe strukturat e Emergjencave Civile, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve. Situata mbetet problematike për shkak të temperaturave të larta dhe erërave të forta, të cilat favorizojnë përhapjen e zjarrit. Autoritetet po ndërhyjnë për të mbajtur flakët nën kontroll dhe për të shmangur rrezikun që ato t’u afrohen banesave. Masat janë marrë, ndërsa operacioni për shuarjen e zjarrit vijon.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular