HomeBotaBurri rrëmbehet nga rrjedha e ujit në ujëvarat e Niagarës, i mbijeton...

Burri rrëmbehet nga rrjedha e ujit në ujëvarat e Niagarës, i mbijeton rënies nga një lartësi prej 52 metrash

Advertismentspot_img

Një video që të lë pa frymë po bën xhiron e rrjeteve sociale, duke dokumentuar momentet dramatike pas rënies së një burri nga Ujëvarat e famshme të Niagarës.

Në pamjet e publikuara, burri shihet duke notuar në ujërat e rrëmbyeshëm të lumit vetëm pak minuta pasi, sipas dëshmitarëve, u tërhoq nga rrymat e forta dhe ra nga Horseshoe Falls, ujëvara më e madhe dhe më spektakolare e kompleksit të Ujëvarave të Niagarës.

Sipas raportimeve, ngjarja ka ndodhur në fund të muajit qershor.

Dëshmitarët okularë thanë se burri ndodhej pranë buzës së ujëvarës, kur u përfshi nga rrymat e fuqishme dhe u rrëzua brenda pak sekondash. Rënia e tij vlerësohet të ketë qenë nga një lartësi rreth 52 metra.

Videoja që po qarkullon në rrjetet sociale e tregon atë duke luftuar për të mbijetuar mes ujërave të furishëm dhe rrymave të forta, ndërsa përpiqet të qëndrojë në sipërfaqe.

Ekipet e shpëtimit, të cilat ndërhynë menjëherë, arritën ta lokalizonin në pjesën e poshtme të lumit, ta nxirrnin nga uji dhe ta transportonin me urgjencë në spital.

Sipas autoriteteve, ai ka pësuar plagë të rënda, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Pas këtij incidenti, autoritetet rikujtuan edhe një herë rëndësinë e respektimit të masave të sigurisë dhe shmangies së hyrjes në zonat e ndaluara pranë Ujëvarave të Niagarës, duke paralajmëruar se edhe një moment pakujdesie mund të ketë pasoja fatale.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular