HomeSportZyrtare/Dalin formacionet, Anglia dhe Argjentina luajnë për një vend në finale

Zyrtare/Dalin formacionet, Anglia dhe Argjentina luajnë për një vend në finale

Advertismentspot_img

Anglia dhe Argjentina përballen në Atlanta për një vend në finalen e madhe të Nju Jorkut, aty ku i pret Spanja

Dy gjigantët e futbollit botëror përplasen me njëri-tjetrin në një nga duelet që pritet të dhurojë më shumë spektakël këtë Botëror.

Trajneri gjerman, Thomas Tuchel, ka zgjedhur të eksperimentojë në 11-shen e tij, duke lënë jashtë edhe Sakën, edhe Madueken, me krahun e djathtë të sulmit që do ta mbulojë Morgan Rogers.

Nga ana tjetër, Lionel Scaloni gjithashtu ka surprizuar me një zgjedhje, duke futur titullar Giuliano Simeonen.

Fituesi i kësaj përballjeje do të fluturojë për në Nju Jork, ku me 19 korrik do të ndeshet me Spanjën për trofeun më prestigjioz në planet, ndërsa humbësi do të luajë me Francën për vendin e tretë.

FORMACIONET ZYRTARE:

Anglia: Pickford, James, Stones, Guehi, Spence, Rice, Anderson, Rogers, Bellingham, Gordon, Kane.

Trajner: Thomas Tuchel

Argjentina: E. Martinez, Molina, Romero, Lisandro Martinez, Tagliafico, Simeone, Paredes, Mac Allister, Enzo, Messi, Alvarez.

Trajner: Lionel Scaloni

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular