HomeKronikeEMRI/I kërkuar nga Spanja për trafik droge, arrestohet në Malësi të Madhe...

EMRI/I kërkuar nga Spanja për trafik droge, arrestohet në Malësi të Madhe 39-vjeçari

Advertismentspot_img

Një 39-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet spanjolle është arrestuar në Malësi të Madhe, në kuadër të bashkëpunimit mes Policisë së Shtetit dhe homologëve në Spanjë.

Në kuadër të operacionit të koduar “Fast”, në pranga ra Gentjan Handraj, alias Gentjan Hotaj, 39 vjeç, lindur në Koplik.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Madrid, pasi autoritetet gjyqësore spanjolle, me vendim të datës 8 korrik 2026, i kishin caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Pjesëmarrja në organizatë kriminale”, të kryera me qëllim tregtimin e lëndëve narkotike.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet spanjolle, po vijon procedurat për ekstradimin e 39-vjeçarit drejt Spanjës, ku do të përballet me drejtësinë.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular