HomeKronikeTregtonin produkte luksoze të kontrabanduara dhe nuk deklaronin të ardhurat, procedohen 9...

Tregtonin produkte luksoze të kontrabanduara dhe nuk deklaronin të ardhurat, procedohen 9 administratorë biznesesh në Tiranë

Advertismentspot_img

Nëntë administratorë biznesesh në Tiranë janë venë nën hetim me akuzën se kanë kontribuuar veshje dhe aksesorë të markave luksoze si dhe produktet tregtoheshin pa lëshimin e kuponit tatimor.

Gjatë operacionit të koduar “Illegal Trade”, janë kontrolluar tetë subjekte tregtare që ushtronin aktivitet në fushën e shitjes së pajisjeve elektronike, veshjeve dhe aksesorëve të markave luksoze.

Gjatë kontrolleve, u konstatuan se në subjektet tregtonin produkte të dyshuara të kontrabanduara, ndërsa administratorët dyshohet se nuk deklaronin të ardhurat nga aktiviteti i tyre.

Si rezultat i operacionit, nisi procedimi penal ndaj nëntë administratorëve ose përfaqësuesve të subjekteve: Gj. H., N. R., S. S., A. D., B. D., A. L., A. L., K. Gj. dhe J. B.

Policia sekuestroi 16 telefona celularë, 10 njësi kompjuterike, një laptop, si dhe 11 çanta dhe veshje të markave luksoze, të cilat nuk ishin të shoqëruara me dokumentacion që vërtetonte origjinën dhe zhdoganimin e tyre.

Nga verifikimet e kryera rezultoi gjithashtu se të ardhurat e përfituara nga shitja e këtyre produkteve nuk deklaroheshin pranë organeve tatimore. Ndërkohë, në një prej subjekteve u konstatua se produktet tregtoheshin pa lëshimin e kuponit tatimor, çka solli edhe pezullimin e ushtrimit të aktivitetit të këtij biznesi.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme, ndërsa hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të rastit.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular