Dogana e Kakavijës ka njoftuar se për shkak të grevës së punonjësve të palës greke, do të ketë ndërprerje të përkohshme të lëvizjes në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavijë
Sipas njoftimit zyrtar, ditën e hënë, më 27 korrik 2026, nga ora 07:00 deri në orën 11:00 sipas orës shqiptare, do të ndërpritet procesimi doganor dhe lëvizja në këtë pikë kufitare.
Gjatë kohëzgjatjes së grevës, kalimi i automjeteve në hyrje dhe dalje do të jetë i pezulluar, ndërsa shërbimet doganore nuk do të funksionojnë në intervalin e përcaktuar.
Njoftim për qytetarët dhe bizneset
Për shkak të grevës së punonjësve të palës greke, Dega Doganore Kakavijë njfton se ditën e hënë, më 27 Korrik 2026, nga ora 07:00 deri në 11:00 (ora shqiptare), do të ketë ndërprerje të përkohëshme të lëvizjes në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavijë.
Sipas njoftimit të autoriteteve doganore greke, gjatë këtij intervali kohor do të ndërpritet procesimi doganor dhe lëvizja në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavijë.
Kalimi i automjeteve në hyrje dhe dalje do të jetë i pezulluar gjatë kohëzgjatjes së grevës.
Dogana Shqiptare u bën thirrje të gjithë qytetarëve dhe bizneseve që planifikojnë të udhëtojnë drejt Greqisë të shmangin lëvizjen nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar Kakavijë gjatë intervalit 07:00 – 11:00, ditën e hënë më 27 Korrik 2026.







