HomeAktualitetPërplasje mes tubuesve dhe policisë gjatë protestës, shoqërohet organizatori Arben Kola

Përplasje mes tubuesve dhe policisë gjatë protestës, shoqërohet organizatori Arben Kola

Advertismentspot_img

Protesta e thirrur këtë të hënë para Parlamentit ka nisur të tensionohet, ndërsa situata mes protestuesve dhe policisë është përshkallëzuar.

Protestuesit prej disa minutash po lëvizin në rrugët përreth zonës që të çojnë drejt Parlamentit, por nuk kanë mundur të afrohen për shkak të rrethimit policor të vendosur nga efektivët.

Gjatë protestës kanë nisur edhe hedhjet e vezëve në drejtim të punonjësve të policisë, ndërsa nga ana e tyre efektivët kanë përdorur në disa momente spraj me lëndë irrituese për të kontrolluar turmën.

Ndërkohë, është shoqëruar organizatori i protestës, Arben Kola, si dhe disa protestues të tjerë. Situata vijon të mbetet e tensionuar në zonën pranë Parlamentit.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular