HomeKronikeAksident me 5 të plagosur në Kosovë, mes tyre dhe dy efektivë...

Aksident me 5 të plagosur në Kosovë, mes tyre dhe dy efektivë policie

Advertismentspot_img

Pesë persona, përfshirë dy policë, janë lënduar si pasojë e një aksident që ka ndodhur pas mesnatës në fshatin Gurrakoc të Istogut.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili bëri të ditur se në aksident janë përfshirë një automjet i Policisë së Kosovës dhe një veturë civile.

Si pasojë e përplasjes, lëndime kanë pësuar dy zyrtarë policorë nga Rajoni i Mitrovicës, si dhe tre qytetarë që ndodheshin në veturën civile. Të gjithë të lënduarit janë transportuar për trajtim mjekësor. Policia ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet që çuan deri te aksidenti.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular