HomeAktualitetCheck-Up falas për të gjithë mbi moshën 35 vjeç, hiqet kufiri i...

Check-Up falas për të gjithë mbi moshën 35 vjeç, hiqet kufiri i sipërm moshor

Advertismentspot_img

Programi kombëtar i Kontrollit Shëndetësor Bazë, i njohur si Check-Up, do të zgjerohet për të gjithë qytetarët mbi 35 vjeç, pa kufizim të sipërm moshor. Lajmin e bëri të ditur nga Pogradeci ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Evis Sala, e cila tha se kjo politikë e re pritet të nisë nga muaji shtator.

Deri më tani, shërbimi falas i Check-Up ofrohej për grupmoshën 35-70 vjeç, por me ndryshimet e propozuara pranë Këshillit të Ministrave, çdo qytetar mbi 35 vjeç do të ketë mundësi të kryejë kontrolle parandaluese, pavarësisht moshës.

“Edhe qytetarët 70, 80 apo 90 vjeç do të kenë të njëjtën mundësi për të kryer Check-Up falas, sepse kujdesi për shëndetin nuk ka kufi moshe”, u shpreh ministrja Sala.

Ajo bëri të ditur gjithashtu se po punohet për ngritjen për herë të parë të shërbimit të Geriatrisë në vend, i cili do të ofrojë kujdes të specializuar për të moshuarit. Ky shërbim do të nisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” dhe më pas pritet të shtrihet edhe në zona të tjera të vendit.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular